Thursday, September 19

“Ka ardhur ai maskarai?”/ Ziniu ngrin në vend, habitet kur zbulon kush e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq”

“Ka ardhur ai maskarai? Për ato varret që më ka prishur atje! Okej? Ia rregulloj unë sot atij!”, kështu shprehet Ziniu në këtë puntatë të parë të “Shihemi në Gjyq” në sezonin e ri të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Kjo deklaratë i habit të gjithë pasi në insertin e saj, Vasilika e bën të qartë se kërkon bashkëshortin i cili ka ikur nga shtëpia. Por ajo konfirmon se Ziniu nuk e di që e ka thirrur  gruaja e tij në “Shihemi në Gjyq”.

Ardit Gjebrea: Vasilika, Ziniu mesa duket nuk e di që je ti këtu, por thotë “ka ardhur ai maskarai”. Për cilin maskara e ka fjalën?

Vasilika: Është një nga fshati.

Ardit Gjebrea: Pra ai mendon që është ai dhe nuk të pret ty, ftojmë z. Zini!

Sapo hyn në studio, Ziniu ngrin në vend kur sheh përballë tij nuk është bashkëfshatari, por gruaja.

Zini: Ça kërkon këtu ti?

Vasilika: Kam ardhur të di se ku je ti.

Zini: Ça do ti nga mua, ça kërkon këut?

Vasilika: Unë kam ardhur të di se ku je ti.

Zini: Këtu jam në Shqipëri.

Vasilika: Ke që në datën 12 korrik që ke ardhur, pse nuk kthehesh mbrapa? Si e kehallin?

Zini: Kam hallet e mia edhe unë.

Vasilika: Çfarë halli ke?

Zini: Kam hallet e mia! Ti për çfarë më ke prurë këtu mua?

Vasilika: Ma thuaj edhe mua çfarë halli ke se më përket të dëgjoj hallin tënd, kam 40 vjet martuar me ty!

Zini: Nuk më turpëron dot mua këtu!

Vasilika: Nuk të kam turpëruar!

Zini: Për çfarë më ke prurë? Fol!

Vasilika: Dua të di…

Zini: Çfarë?

Vasilika: Se për ç’arsye nuk kthehesh mbrapa?

Zini: Do të kthehem kur të mbaroj unë. Kur të mbaroj unë do të kthehem në Angli!/tvklan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *