Wednesday, September 18

Kronike

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Malësi të Madhe, autori qëlloi dy persona në hyrje të një lokali
Kronike

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Malësi të Madhe, autori qëlloi dy persona në hyrje të një lokali

Policia ka reaguar lidhur me plagosjen me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, në hyrje të një lokali, ku autori Lul Rakaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasit  Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Lul Rakaj ka vrarë para rreth 13 vitesh shtetasin Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe teksa është hakmarrë për vrasjen e babait të tij të cilin Kolë Mushku e kishte vrarë më përpara. Policia është në kërkim të autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë Lul Rakaj.   Top Channel
FOTOLAJM/ U aksidentua dje bashkë me dy fëmijët, ja ku përfundoi automjeti i Kristian Boçit
Kronike

FOTOLAJM/ U aksidentua dje bashkë me dy fëmijët, ja ku përfundoi automjeti i Kristian Boçit

Një aksident është regjistruar mëngjesin e djeshëm në aksin Lushnjë-Tiranë. Mësohet se nga aksidenti janë plagosur 3 persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, ku shoferi Kristian Boçi, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë biznesmeni Boçi dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Kristian Boçi është i njohur për jetën e tij luksoze në rrjetet sociale. Pak kohë më parë Boçi u vu në fokus të mediave pasi me urdhër të Prokurorisë iu sekuestruan, atij dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij, pasuri të shumta në vlerën e rreth 50 milionë eurove.
Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Aktualitet, Kronike

Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit

Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksidentin e raportuar në media në të cilin dyshohet se është përfshirë edhe këngëtari dhe producenti Meriton Mjekiqi. Zeka përmes një videoje ka thënë se Mjekiqi është mirë dhe ka treguar se kanë qenë në të njëjtën makinë. “Për ju që jeni shqetësuar shumë për punën e aksidentit të Meriton Mjekiqit. Unë e Meritoni kemi qenë në të njëjtën makinë. Meritoni është me shëndet tepër mirë, dhe unë qysh po më shihni”, ka thënë Zeka.