Thursday, September 19

“Nuk marr dot frymë…”/ Fjalët e fundit të ish-deputetit Gerti Bogdani teksa po pinte kafen e mëngjesit

Vonesa e tij ka shqetësuar miqtë, të cilët kanë hapur derën e tualetit me forcë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ndërron jetë papritur në moshën 45-vjeçare. Ai ndodhej në ambientet e një hoteli, ku po konsumonte kafen e mëngjesit me miqtë.

News24 raporton se Bogdani kishte shprehur shqetësim për vështirësitë në frymëmarrje, duke thënë “Nuk marr dot frymë.”

Pas kësaj, ai është tërhequr për në tualet, por nuk është kthyer më. Vonesa e tij ka shqetësuar miqtë, të cilët kanë hapur derën e tualetit me forcë.

Gerti Bogdani është gjetur pa ndjenja, dhe menjëherë është njoftuar urgjenca për t’i ofruar ndihmën e parë. Ndarja e tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në radhët e opozitës dhe te ata që e njihnin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *