Thursday, September 19

Kunatat bëhen bashkë, ja ku do ti shihni Borën dhe Heidin

Me rikthimet në ekran të Bora Zemani, Nevina Shtylla, Kiara Tito si edhe për herë të parë të Heidi Baci, ky sezon duket totalisht premtues.

Bora Zemani, pjesë prej vitesh tashmë e familjes së madhe të Top Channel, këtë herë do të vijë totalisht ndryshe si prezantuese e “Piramida Game Show”, ku çdo familje mund të fitojë çmime të mëdha.

Për Nevina Shtyllën kjo nuk është eksperienca e saj e parë si moderatore në programin më të dashur të humorit “Portokalli”, por këtë herë krah saj vjen një tjetër figurë e dashur e televizionit, moderatorja Kiara Tito.

Për herë të parë si prezantuese dhe moderatore, Heidi Bacin do ta shohim në krye të “Goca & Gra”, një ‘talk show’ ndryshe në Top Channel.

Ky sezon duket se i ka të gjitha, nga bisedat mbi tematika të ndryshme, në lojëra argëtuese gjithëpërfshirëse, e deri në emisionin më të ndjekur të humorit në Shqipëri. Për shikuesit lind veç një pyetje, çfarë do shohim më përpara?!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *