Wednesday, September 18

Kosova

Të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë përballen edhe me mungesë ndjeshmërie politike dhe shoqërore
Kosova

Të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë përballen edhe me mungesë ndjeshmërie politike dhe shoqërore

Organizata “Medica Gjakova”, e cila trajton cështjen e të mbijetuarave të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, publikoi të enjten një raport sipas të cilit 86 për qind e tyre përballen me pasoja afatgjata siç është stresi post traumatik. “Gjithashtu 96 për qind e pjesëmarrësve në anketim përmbushin kriteret për depresion klinik. Në anën tjetër 96 për qind kanë raportuar nivele të larta ankthi. Ndërkaq mbi 76 për qind e tyre kanë deklaruar se pas luftës kanë përjetuar momente kur janë ndjerë se jeta nuk ia vlen më”, tha Dea Fetiu bashkëautore e raportit. Raporti me titullin “Unë nuk kam faj për atë që më ka ndodhur” përfshin anketat me 200 të mbijetuar të përdhunimeve, 191 gra dhe nëntë burra. Sipas raportit, mbi gjysma e të anketuarve e përshkruajnë gjendjen e tyre fizik...
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb
Kosova

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb

Një i dyshuar për krime lufte në Kosovë është arrestuar më 12 shtator, bëri të ditur Policia e Kosovës. Policia tha se i dyshuari, T.P., i nacionalitetit serb, u arrestua në bazë të një autorizimi të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “krimi i luftës kundër popullsisë civile”. “I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile”, u tha në njoftim. Autoritetet bënë të ditur se i dyshuari tashmë gjendet në ndalim policor, teksa Policia nuk dha detaje se ku u krye arrestimi i tij. Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, afër 70 persona janë dënuar për kr...