Wednesday, September 18

Sport

Mbyllet merkato, Mirlind Daku do të luajë me skuadrën e…
Sport

Mbyllet merkato, Mirlind Daku do të luajë me skuadrën e…

Mirlind Daku do të qëndrojë të paktën deri në janar te Rubin Kazani në kampionatin rus. Sulmuesi kryesor i këtij ekipi, kishte disa oferta për të lëvizur këtë verë, por siç duket gjithçka është shtyrë për në muajin janar. Dje, u mbyll edhe merkatoja në këtë shtet dhe Rubin Kazani transferoi edhe një tjetër sulmues shqiptar, Marvin Çunin i cili u ble nga Frozinone për dy milionë euro. Ndërkohë, dje ekipi rus ka bërë një tjetër goditje, mesfushorin Veldin Hodza (Hoxha), i cili vjen nga radhët e skuadrës së Rjekës. Mesfushori ka lindur në Kroaci, por prindërit i ka goran nga qyteti i Dragashit, çka i jep mundësinë të luajë për Kosovën, apo edhe për Shqipërinë.
EMRAT/ Kush janë katër futbollistët e Kombëtares që janë ende pa kontratë
Sport

EMRAT/ Kush janë katër futbollistët e Kombëtares që janë ende pa kontratë

ritarja e transferimeve për futbollistët është mbyllur, ndërsa katër nga lojtarët e Kombëtares janë ende pa kontratë dhe si të lirë mund të firmosin në secilin klub që do kenë ofertë. Largimi nga Empoli bëri që Etrit Berisha në moshën 34-vjeçare të mos e ketë një kontratë aktive, teksa përflitet një rikthim te Kalmar në Suedi, aty ku e nisi me futbollin e madh. Edhe Kastriot Dermaku është në pritje të ofertave, teksa ka mbetur pa ekip pas skadimit të kontratës me Leçen. Mbrojtësi tjetër, Frederik Veseli është pranë Dinamo Tiranës, ndërsa vijon të jetë ende pa ekip. Gjithashtu edhe Endri Çekiçi vijon të jetë pa ekip. Disa nga kuqezinjtë që ndryshuan skuadër këtë verë: Thomas Strakosha, Armando Broja, Nedim Bajrami, Taulant Seferi, Marvin Çuni dhe Marash Kumbulla....