Thursday, September 19

“Ty të kam inat!”, Ziniu fajëson Eni Çobanin/Nuk resht debati me të shoqen: Nusja ka marrë fëmijët!

Konflikti mes Vasilikës e Ziniut, çiftit që ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” shtrihet në disa vija. Në fillim të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ziniu tha se arsyeja që prej 3 muajsh nuk kthehet në Londër janë varret e dy fëmijëve të ndjerë. Ai akuzonte një bashkëfshatar për prishjen e gardhit, por gjatë telefonatës së Eni Çobanit me të, u tha se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Kjo çështje nuk duhet shqyrtuar nga Ziniu, por nga komuna. Gjithsesi, ndryshe nga i shoqi, Vasilika ka një tjetër shqetësim.  Si fillim, ajo ka dyshime për refuzimin e tij për t’u kthyer në Londër. Së dyti dhe kryesorja, është djali i tyre i madh.

Në vitin 2017, kur ai shkoi në Greqi, u njoh atje me një vajzë dhe vazhduan bashkëjetesën. Si fillim, nga bashkëjetesa lindi një vajzë e më vonë, e gjithë familja u shpërngul në Londër ku erdhi në jetë edhe një djalë.

Vasilika akuzon të shoqin se është faji i tij që e thirri të birin në Greqi për të hapur biznesin sepse nuk do t’u kishin ndodhur të gjitha këto. Në debat e sipër, lind edhe një konflikt tjetër, këtë herë mes Ziniut e Eni Çobanit. Ziniu fajëson ndërmjetësen se ka ndikuar në sjelljen e grave.

Zini: Ka faj kjo këtu! Ti e ke fajin!

Eni Çobani: Me mua e ke personalisht?

Zini: Ti i bëre këto gratë kështu!

Eni Çobani: Si i bëra gratë mo?

Zini: Çakmak pa gur ishin gratë në kohë të Enverit, tani u fute dhe gurin ti, pap, u bënë çakmak! Me një fjalë të vogël…

Eni Çobani: Në qoftë se ua kam vënë gurin, ua kam vënë tamam!

Vasilika: Po dëgjo more burrë!

Zini: Ika me duar në xhepa në Greqi!

Eni Çobani: S’po të thotë gjë gruaja!

Vasilika: Dëgjo mor burrë!

Zini: Të bëra tri shtëpi e më hedh poshtë mua ti! Vetëm në Selanik ke tre, le ta marrin vesh të gjithë!

Eni Çobani: Po mirë mo, bravo të qoftë, nuk po të themi gjë!

Vasilika: Nuk po të hedh poshtë zotësinë tënde! Zotësinë tënde e hedh ti poshtë që braktis fëmijët! Ti e di që të ka ikur gruaja e djalit me dy fëmijë në Selanik?

Zini: Ka ikur me pushime moj! A më the ka ikur me pushime?

Vasilika: Kush tha që është me  pushime?

Zini: Ti!

Vasilika: Kush tha ore burrë? Se me këtë sjellje që ke ti, nuk kisha guxim të ta thosha, prandaj kam ardhur në duart e Eni Çobanit sepse ti tregon gjoksin ore burrë!

Zini: Andej jam unë!

Vasilika: Nga je?

Zini: Nga Vlora jam! Do t’i bie gjoksit derisa të jem gjallë!

Eni Çobani: Bjeri gjoksit, por zgjidh hallet e familjes!

Më në fund, pas shumë përpjekjesh dhe debatit të nxehtë, Vasilika arrin t’i shpjegojë të shoqit se bashkëjetuesja e të birit ka marrë dy fëmijët dhe ka shkuar në Greqi. Dy fëmijët janë me shtetësi britanike, por nëna e tyre ka marrë një avokat dhe ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Pasi ajo përfundon e lodhur, Ziniu i kthehet sërish Eni Çobanit.

Eni Çobani: Të  lutem, me çakmakët dhe me gurët sepse nuk mund të bësh krahasime të tilla!

Zini: Ty të kam inat shumë!

Eni Çobani: Më bën nder të më kesh inat dhe kujdes me malet e Gjirokastrës që i thua asaj se ta kesh për nder që e ke marrë nga malet e Gjirokastrës dhe e ke prurë në Vlorë!/tvklan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *