Thursday, September 19

“E qeshur siç e deshe…”/ Jul Deda feston ditëlindjen e parë pa babain, prek me postimin (FOTO)

Aktori i njohur, Julian Deda, ka festuar një ditë më parë 43-vjetorin e lindjes. Kjo ishte ditëlindja e parë pa babain, artistin e ndjerë Zef Deda, i cili ndërroi jetë në nëntor të vitit 2023.

E sigurisht që në ditën e tij të veçantë, ish-finalisti i “Big Brother VIP 3” nuk mund të mos ia ndjente dhe shprehte mungesën.

Juli ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku ka ndarë me fansat një foto familjare. Ai shkruan se e ka zemrën plot, por me një vend bosh.

“Ja kështu më gjeti ky 43 vjetor, me zemrën plot, por me një vend bosh. E para ditëlindje pa ty Babush, ta ndjej mungesën, sidomos sot. Por ti je me mua, je me ne, çdo ditë. Gjithsesi familja që ti e kishe prioritet, ja ku është, e qeshur siç e deshe”, shkruan aktori i njohur në postimin në fjalë.

Gjithashtu Jul Deda ka edhe një falënderim edhe për të gjithë ata që i dedikuan disa fjalë të bukura për ditëlindje.

“Jam i mbushur me dashuri, për këtë falënderoj familjen time, e cila është frymëzimi im dhe pasuria më e madhe që kam. Një falënderim i përzemërt shkon për ju, që më dërguat qindra mijëra mesazhe urimi nga mbarë shqiptaria, dhe ma bëtë këtë ditë të paharrueshme, jua dua pafund”, përfundon ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *