Wednesday, September 18

Reagon Heidi për herë të parë pas lajmeve për ndarjen me Romeon

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci romancën e tyre e filluan brenda në ‘Big Brother VIP Albania’.

Qe nga ditëlindja e aktorit në mediat ka qarkulluar lajmi mbi ndarjen e tyre, ani pse dyshja nuk kanë dhënë asnjë shpjegim mbi këtë, shkruan “Kosovarja”.

Në syrin e ndjekësve ka rënë edhe një detaj pasi Heidi nuk ishte lajmëruar as në rrjetet sociale duke mos qenë aktive.

Por pas shumë ditësh modelja ka reaguar sot në ‘Instagram’ duke publikuar një moment teksa shihet në makinë.

Ndjekësit reaguan me pyetje të shumta se ‘A është në makinën e Romeos?’

Por se në makinën e kujt gjendet Heidi e din më së miri vet ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *