Thursday, September 19

Çfarë do ndodhë në Shkodër? Prishen 21 biznese dhe 55 banesa

11 prej bizneseve pa leje, kanë nisur vullnetarisht sot prishjen

21 biznese dhe 55 banesa të komunitetit rom, do të prishen në Shkodër për t’i hapur rrugë projektit për hyrjen e re të qytetit.

11 prej bizneseve pa leje, kanë nisur vullnetarisht sot prishjen dhe largimin e materialeve, ndërsa për 10 bizneset e tjera me leje, pritet dalja e vendimit për shpronësim.

Drejtori rajonal i IKMT, Emiljano Nika, thotë se deri në fund të javës, do të përfundojë faza e parë e prishjes.

Për 55 banesat e komunitetit rom, në ditët në vazhdim, bashkia e Shkodrës do të marrë vendimin për zhvendosjen e tyre në një zonë tjetër.

Hyrja e Shkodrës është një ndër shqetësimet më të mëdha të kryeqendrës së veriut pasi gjatë gjithë verës krijon radhë dhe trafik kilometrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *