Thursday, September 19

Në zbulim të identitetit/ E mendonte të vdekur, djali mëson pas 44 vitesh se nëna biologjike jeton

Për vite me radhë, Indriti jetoi me idenë se kishte lindur në një familje në Bolenë të Vlorës ndonëse një kujtim, thuajse si vegim i ndërmendte rrugën nga Shtëpia e Fëmijës në Shkodër e deri ku kaloi fëmijërinë.

Më pas, në pika të ndryshme të jetës së tij, detyrohej të vendosej përpara së vërtetës. Nga takimet mjekësore deri te një shofer që kishte punuar dikur në Shtëpinë e Fëmijës ku ai ishte marrë, e vërteta  e gjente gjithnjë rrugën për mos ta lënë të qetë.

Më në fund, Indriti vendosi të kërkonte ndihmën e “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për të mësuar atë për të cilën nuk kishte pranuar ta fliste me askënd apo të pyeste prindërit adoptues. Ai ka arritur të mbledhë vetëm disa të dhëna për familjen biologjike dhe identitetin e tij, të cilat i rendit një e nga një.

Indrit: Nusja ka tentuar se kurioziteti, me mamanë time. Duke tentuar 2-3 herë, edhe tetorin e kaluar por edhe tani prapë dhe mamaja i thotë që “në radhë të parë unë jam dakord dhe më bën çudi që Indriti aq  kurioz nuk më ka pyetur asnjëherë” dhe nusja i thotë që “edhe mua më anashkalon pikërisht sepse nuk do që t’ju lëndojë”. I thotë që babai quhet Pjetër Çenaj dhe më duket me origjinë nga Dibra, por janë transferuar në atë kohë që kanë ndenjur në Shkodër. Edhe mamaja është quajtur Sadije dhe në mos gaboj, mamaja duhet të jetë.

Ardit Gjebrea: Ty të kishin thënë që mamaja ka vdekur?

Indrit: Po, gjatë lindjes, që nuk ekziston.

Ardit Gjebrea: Dhe ty sa herë që të ndodhte një gjë?

Indrit: Po, edhe kjo është e vërtetë sepse unë shikoja gjëra, mrekullira sepse unë jam shumë besimtar dhe lusja gjitthmonë Zotin, por nusja më thoshte që jo, s’ka mundësi, duhet të kesh besim që janë të mëdhenjtë tanë por ka edhe një engjëll që të mbron ty, duke më ngacmuar, thosha ndoshta po,  “sigurisht që është mamaja jote që të ndihmon ty, të hap dritën”, po i thosha, e shikoj se gjithmonë më realizohen gjërat, edhe pse s’është e lehtë në jetë, realizohen gjërat.

Ardit Gjebrea: Pra ky ishte momenti kur ti e lidhje atë mrekullinë që të ndodhte në  jetë me engjëllin mbrojtës, mamanë tënde që nuk jetonte më dhe erdhi një moment që zbulove që mamaja jote jeton.

Indrit: Domethënë, jeton me pikëpyetje ishte sepse nuk ishte gjë e vërtteë.

Ardit Gjebrea: Të paktën që s’kishte humbur jetën në lindje.

Indrit: Po, s’kishte humbur jetën në lindje dhe ishte ky dyshimi që  çfarë është kjo, pse dalin gjërat ndryshe?

Ardit Gjebrea: Po për emrin tënd kishe dëgjuar ndonjë gjë?

Indrit: Posi, emrin tim ma kanë hedhur Françesko duke më quajtur shkurt Çesk dhe pastaj kur kam ardhur në shtëpinë time në Bolenë, një nip i babait më ka quajtur Indrit, lidhet me episodin e birësimit që “erdhi një dritë në shtëpi dhe ne do t’ia hedhim emrin Indrit sepse e ndriti këtë shtëpi”, ndaj ma hodhën këtë emër që është ndërruar.

Ardit Gjebrea: Këto janë të gjitha të dhënat e tua.

Indrit: Po, këto janë të gjitha të dhënat e mia.

Ardit Gjebrea: Nuk i ke të gjitha gabim.

Indrit: Shpresoj që jo.

Ardit Gjebrea: Se vërtet emrin e ke pasur Çesk dhe ne mamanë ta kemi gjetur.

Moderatori Ardit Gjebrea i komunikon Indritit se nëna e tij ka ardhur dhe do të jetë në studio pas pak.  Fillimisht ai do t’i dëgjojë vetëm zërin sepse ajo nuk e di që Indriti është i pranishëm. Gjithashtu ajo do të ndajë historinë e saj dhe motivin e fortë për të cilin është detyruar ta lërë në Shtëpinë e Fëmijës 44 vite më parë./tvklan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *