Thursday, September 19

Ndarja e papritur nga jeta e Gert Bogdanit/ Reagimet në radhët e politikanëve

Ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka humbur jetën papritur në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak.

Në lidhje me rastin tragjik kanë reaguar kolegë të Bogdanit të cilët kanë shprehur keqardhjet për të:

Berisha: Ky lajm i zi në këtë moment me erdhi këtu në tavolinë. Është një lajm shokues. Gerti bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time njëri nga personalitetet e reja të Partisë Demokratike më të një shquara, ka qenë një politikan demokrat me civilitet, me formim me përgatitje, me ndershmëri, me urtësi në shkallën më të lartë. Është një humbje e madhe për PD-në dhe shoqërinë shqiptare, ishte pasardhës i një familje të shkëlqyer. Ishte i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA-ve. Ai midis një të ardhme në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore dhe kontributit për vendin e tij, për PD-në, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues për çdo qytetar më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur. Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se në rast se ka një njeri që njoh unë i cili te çdo qytetar k lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim dhe komunikim, ky është Gerti Bogdani. Ju ftoj të ngrihemi dhe të nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të ri të PD-së”

Spiropali: Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani. Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç!Ngushëllime nga zemra familjes!U prehsh në paqe!Të ndrittë shpirti

Tritan Shehu: Kam qenë në kontakt me kolegët mjekë që po i jepnin ndihmën. Por në këto raste koha është e pamjaftueshme. Janë disa gjëra si këto që nuk i parashikon dot.

Gerti ishte i ri në moshë me të gjithë parametrat normal dhe kjo që ndodhi, ndodhi në punë sekondash. As parashikohen as nuk i parashikon dot, kanë këtë fat tragjik siç është përfundimi i Gertit, nuk u arrit dot të rikthehet në jetë në QSUT, nuk arritën dot ta rikthenin në jetë Gertin. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta parakohe të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani“-shkruan Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *