Thursday, September 19

Aktualitet

“Ja mamaja ime!”/ Indritit i kujtohet dita e birësimit: Mbaj mend rrugën nga Shkodra në Vlorë…
Aktualitet

“Ja mamaja ime!”/ Indritit i kujtohet dita e birësimit: Mbaj mend rrugën nga Shkodra në Vlorë…

Për vite me radhë, Indriti ka njohur një tjetër jetë për veten. Ai ndan me “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan kujtimet e një fëmijërie të lumtur në Vlorë, të mbushur me shumë dashuri, rritur në gjirin e një familjeje modeste por që i falte gjithçka kishte. Rreth moshës 7-8 vjeç, një bashkëfshatar i hodhi një fjalë të rëndë duke i thënë “fëmijë i ardhur”. Indriti nuk ia vuri veshin, por në shkollë ishin fëmijët ata që i kishin sajuar një këngë duke ngacmuar pikërisht  përkatësinë e tij ndaj familjes. Sërish Indriti zgjodhi të mos pyeste më prindërit, por të vazhdonte gjithçka si më parë. Por në kujtimet e tij, edhe pse i vogël, ai mban mend një makinë që erdhi ta merrte nga Shkodra e ta çonte në Vlorë, rrugën dhe një pyetje së cilës nuk ka hezituar t’i përgjigje...
E quante veten “princi i vogël”, realiteti i thyer i Indritit: Një ditë më thanë “je fëmijë i ardhur”
Aktualitet

E quante veten “princi i vogël”, realiteti i thyer i Indritit: Një ditë më thanë “je fëmijë i ardhur”

Puntata e parë e “Ka Një Mesazh Për Ty” në këtë sezon të ri të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan çelet me Indritin. Ai vjen nga Italia ku jeton prej 22 vitesh dhe ka një familje të bukur me dy vajza e bashkëshorten. Për 44 vite, Indriti ka besuar në një tjetër realitet. Ai ka jetuar 21 vite në Bolenë të Vlorës ku dhe  mendonte se ishte lindur, ndonëse e vërteta ishte ndryshe. Në këto vite, Indriti u rrit nga dy prindër që i plotësonin gjithçka brenda atyre mundësive modeste që kishin, e trajtonin me dashuri të shumëfishtë sa ai e quante veten “princi i vogël”. Kjo zgjati derisa një ditë, tabloja e këtij realiteti në dukje perfekt, u thye nga një fjali e vetme. Indrit: Një ditë, një bashkëfshatar atje dhe t’ia hedhim pak fajin sepse kishte pasur probleme penale dhe shëndetës...
“Institucionet përkatëse…”, Ilnisa Agolli reagon ashpër në lidhje me “aksidentin” e Meriton Mjekiqit!
Aktualitet

“Institucionet përkatëse…”, Ilnisa Agolli reagon ashpër në lidhje me “aksidentin” e Meriton Mjekiqit!

Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, është përfshirë në një aksident rrugore teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Gjithashtu thuhej se ish-finalisti i “Big Brother VIP3” është dërguar në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë për jetën. Lidhur me këtë, vetëm pak më parë ka reaguar partnerja e Meritonit, Ilnisa Agolli duke mohuar dhe përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar. Në reagimin e saj Ilnisa i është drejtuar Autoritetit të Medias Audiovizive për të marrë masa në lidhje me lajme të tilla të rreme që qarkullojnë dhe postohen në rrjet.
8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë deri në gusht, Rama: Grupe të tëra vizitorësh shijojnë atraksionet nga veriu në jug
Aktualitet

8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë deri në gusht, Rama: Grupe të tëra vizitorësh shijojnë atraksionet nga veriu në jug

Kryeministri Edi Rama ka ndarë statistikat se sa turistë të huaj vizituan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti. Plot 8.5 milionë vizitorë shijuan Shqipërinë, nga 7.5 që rezultonte një vit më parë. Të shumtë kanë qenë turistët edhe nga vende të largëta, si Meksika, Brazili, Kanadaja, Australi apo Azerbajxhani, të cilët zgjodhën të vizitojnë vendin tonë, duke iu ofruar atraksione nga më të ndryshmet. “8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Braz...
Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Aktualitet, Kronike

Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit

Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksidentin e raportuar në media në të cilin dyshohet se është përfshirë edhe këngëtari dhe producenti Meriton Mjekiqi. Zeka përmes një videoje ka thënë se Mjekiqi është mirë dhe ka treguar se kanë qenë në të njëjtën makinë. “Për ju që jeni shqetësuar shumë për punën e aksidentit të Meriton Mjekiqit. Unë e Meritoni kemi qenë në të njëjtën makinë. Meritoni është me shëndet tepër mirë, dhe unë qysh po më shihni”, ka thënë Zeka.