“Ja mamaja ime!”/ Indritit i kujtohet dita e birësimit: Mbaj mend rrugën nga Shkodra në Vlorë…
Për vite me radhë, Indriti ka njohur një tjetër jetë për veten. Ai ndan me “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan kujtimet e një fëmijërie të lumtur në Vlorë, të mbushur me shumë dashuri, rritur në gjirin e një familjeje modeste por që i falte gjithçka kishte.
Rreth moshës 7-8 vjeç, një bashkëfshatar i hodhi një fjalë të rëndë duke i thënë “fëmijë i ardhur”. Indriti nuk ia vuri veshin, por në shkollë ishin fëmijët ata që i kishin sajuar një këngë duke ngacmuar pikërisht përkatësinë e tij ndaj familjes. Sërish Indriti zgjodhi të mos pyeste më prindërit, por të vazhdonte gjithçka si më parë.
Por në kujtimet e tij, edhe pse i vogël, ai mban mend një makinë që erdhi ta merrte nga Shkodra e ta çonte në Vlorë, rrugën dhe një pyetje së cilës nuk ka hezituar t’i përgjigje...